Ndërlidhjet

14 vriten, qindra zhvendosen pas dhunës në Indi


Ilustrim
Ilustrim
Më se 3,500 persona kanë ikur nga shtëpitë e tyre në shtetin veri-lindor indian Assam, pas shpërthimit të trazirave mes fiseve rivale, që çoi në vdekjen e 14 personave, njoftuan autoritetet të mërkurën.

Fiset Karbi dhe Renbma Naga, që jetojnë përgjatë kufirt ndërmjet shteteve Assam dhe Nagaland, kanë konteste të kahershme pronësore.

Vala e fundit e dhunës shpërtheu gjatë muajit dhjetor, pasi një grup nga fisi Karbi, i kërkuan rivalëve nga Rengma Nagas që t’i ndajnë fitimet nga kultivimi i portokallit.

“Ekzodi nisi pas sulmeve të para dy javëve, dhe prej atëherë më se 3,500 njerëz, nga të dyja anët rivale, kanë ikur nga shtëpitë e tyre dhe janë strehuar në kampet qeveritare”, ka thënë sekretari i shtetit Assam, Dey Tripathi.

Situata sipas tij vazhdon të jetë e tensionuar në këtë rajon, dhe se ka prekur disa fshatra.

Ushtria ka dërguar trupa shtesë në këtë rajon, për të parandaluar trazira të mëtejme.
XS
SM
MD
LG