Ndërlidhjet

logo-print

Ish-presidenti i Salvadorit pranon se mori para për favore


Ilustrim

Ilustrim

Francisco Flores, ish presidenti i Salvadorit ka pranuar para një paneli të kongresit se gjatë kohës së tij në pushtet, ka pranuar disa çeqe bankare në vlerë prej miliona dollarësh nga Tajvani, por ka mohuar se këto fonde ishin për të.

“Unë i kam dorëzuar ato çeqe të Tajvanit, që të përdoren si duhet”, ka thënë Flores, i cili ishte president nga viti 1999-2004.

Presidenti i Salvadorit Mauricio Funes, ka sugjeruar muajin e kaluar se fondet e humbura mund të jenë keqpërdorur, dhe se prokurorët do të ftojnë Flores për ta marr në pyetje.

Funes ka akuzuar së fundi se tri çeqe, në vlerë prej $1 milion, $4 milion dhe $5 milion, ishin lëshuar nga një bankë në Nee York në emër të Tajvanit, dhe të njëjtat ishin për Francisco Flores.

Të gjitha çeqet janë pranuar nga dega e bankës Cuscantlan në Kosta Rika, e më pas paratë janë transferuar në Bahama, përmes një banke tjetër në Majami, ka thënë Funes.
XS
SM
MD
LG