Ndërlidhjet

Greqia ndalon protestat, para nisjes së kryesimit me BE-në


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria greke ka ndaluar të gjitha protestat në kryeqytetin Athinë të mërkurën, në kohën kur po përgatitet që të nis kryesimin gjashtëmujor me Bashkimin Evropian.

Më se 2,500 forca të policisë do të pozicionohet në vendet ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare, pasi disa grupe majtiste kanë paralajmëruar se do të shkelin ndalesën për protesta.

Kufizimet në trafik po ashtu mund të vërehen në pjesë të ndryshme të Athinës, në kohën kur zyrtarët grek po bëhen gati për të mirëpritur Presidentin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso dhe presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.

Një ndalesë e tillë e protestave është vënë në fuqi edhe korrikun e kaluar nga ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble i cili viziton Athinën, si dhe në tetor kur kancelarja Angela Merkel qëndroi për pak orë në kryeqytetin helen.

Greqia ka marr kryesimin e radhës të Bashkimit Evropian më 1 janar, në kohën kur po mundohet që të nxjerr veten nga recesioni gjashtë vjeçar dhe të ul deficitin e saj buxhetor.

Edhe pse Greqia ka pranuar shumicën e fondit të shpëtimit prej 240 bilion eurove, ky shtet ende e ka tejet të lartë borxhin kombëtar, dhe ka 1 në 4 shtetas të papunë.
XS
SM
MD
LG