Ndërlidhjet

Prishtina e Beogradi takohen nesër në Bruksel


Ilustrim

Ilustrim

Grupet teknike të delegacioneve nga Prishtina dhe Beogradi pritet të rinisin të enjten negociatat për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

Sipas një komunikate për medie të qeverisë së Kosovës, thuhet se temë qëndrore e këtyre bisedimeve do të jetë çështja e zbatimit të rezultateve nga zgjedhjet lokale.

Në këtë njoftim theksohet se këto rezultate duhet të legjitimohen “sipas ligjeve të Kosovës në komunat veriore të vendit”.

Inaugurimi i katër komunave veriore, është shtyrë dy herë deri më tani, për shkak të fletëftesave ku nuk figuronin simbolet e Kosovës.

Qeveria thotë në komunikatën e saj, që ua dërgoi medieve të mërkurën se, shtyrja e këtyre senacave është bërë “për shkaqe të parregullsive në proceset përgatitore për mbajtjen e seancave inauguruese”.
XS
SM
MD
LG