Ndërlidhjet

Rritet popullata në Gjermani, fal emigracionit


Ilustrim

Ilustrim

Popullata në Gjermani është rritur për të tretin vit me radh gjatë 2013-së, ndërsa është rrit nga niveli më i lartë i migracionit në 20 vjetët e fundit, njoftoi sot zyra federale e statistikave.

Afro 80.8 milionë njerëz kanë jetuar në Gjermani në fund të vitit 2013, krahasuar me 80.5 milionë sa ishin në fund të vitit 2012.

Numri i vdekjeve ka tejkaluar atë të lindjeve për rreth 200 mijë, mirëpo emigrimi në këtë shtet ka mbushur këtë boshllëk.

Kriza ekonomike në eurozonë, ka sjell një numër të madh të të rinjve nga Evropa Jugore për në Gjermani në kërkim të një vendi pune.

Për këtë arsye, gjuha gjermane ka nisur të mësohet gjithandej kontinentit, meqë njerëzit po kërkojnë të përfitojnë nga fuqia krahasuese ekonomike e Gjermanisë.

Ekspertët kanë paralajmëruar megjithatë se popullata e Gjermanisë do të bie në një afat të mesëm, për shkak të natalitetit të ulët, dhe që mund të arrijë shifrën prej 70 milion banorë, deri në vitin 2060.
XS
SM
MD
LG