Ndërlidhjet

Shtyhet për 1 shkurt gjykimi për vrasje kundër Morsi


Ilustrim

Ilustrim

Është shtyrë për 1 shkurt gjykimi kundër presidentit të përmbysur të Egjiptit, Muhammad Morsi.

Mediet e huaja citojnë gjyqtarin duke thënë se moti i lig parandaloi Morsin që të udhëtojë të mërkurën nga burgu deri në gjykatën e Kajros.

Morsi dhe 14 figura të tjera të larta të lëvizjes Vëllazëria Myslimane, akuzohen për vrasje të protestuesve opozitar në dhjetor të vitit 2012.

Ata mund të dënohen me vdekje ose burgim të përjetshëm, nëse gjenden fajtor.

Morsi është zgjedhur presidenti i Egjiptit në qershor 2012, përmes një procesi demokratik.

Mirëpo, atë e rrëzoi ushtria nga pushteti në korrik, pas protestave masive kundër sundimit të tij.

Mbështetësit e Morsi prej kohës së përmbysjes së tij, po protestojnë në qytete të ndryshme të Egjiptit, dhe bëjnë thirrje për kthimin e tij në pushtet.

Më se dhjetë persona kanë vdekur të premten në përleshjet ndërmjet të policisë dhe mbështetësve të Morsit gjithandej vendit.
XS
SM
MD
LG