Ndërlidhjet

Akuzohen për korrupsion politikanët lokal në L’Aquila


Ilustrim
Ilustrim
Katër persona janë vënë në arrest shtëpiak dhe katër të tjerë janë nën hetime për korrupsion lidhur me ndërtimet pas tërmetit që shkatërroi qytetin italian L’Aquila, njoftojnë të mërkurën forcat policore.

L’Aquila ishte goditur nga një tërmet prej 6.3 ballë të Rihterit më 6 prill 2009, nga i cili vdiqën 309 persona, ndërsa mijëra familje mbetën pa kulm mbi kokë.

Punët në rindërtimin e këtyre shtëpive kanë vonuar shumë, ndërsa gjatë gjithë kohës është përcjell me akuza për mashtrim dhe grindjeve burokratike.

Në bazë të hetimeve të fundit, prokurorët dyshojnë se disa afaristë kanë paguar politikanët lokal që t’ju sigurojnë tenderët për punët ndërtimore.

Për këtë shkak dy ish asambleistë lokal, një zyrtar publik dhe një biznesmen janë vënë në arrest shtëpiak.

“Po ndihem tmerrshëm, po ndihem i tradhtuar, sepse gjithmonë kam kërkuar transparencë maksimale dhe respekt për sundimin e ligjit”, ka thënë kryetari i L’Aquila Massomo Cialente.

Zëvendësi i tij, Roberto Riga, është një prej personaliteteve që është vendosur në arrest shtëpiak.
XS
SM
MD
LG