Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Jahjaga e Thaçi biseduan për situatën aktuale


Atifete Jahjaga dhe Hashim Thaçi gjatë takimit të tyre në Prishtinë

Atifete Jahjaga dhe Hashim Thaçi gjatë takimit të tyre në Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka pritur sot kryeministrin Hashim Thaçi, me ç’rast është biseduar për situatën aktuale dhe për koordinimin dhe bashkëpunimin institucional, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Kryeministri Thaçi e ka njoftuar presidenten Jahjaga për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dhe me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara. Poashtu, është diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë këtij procesi.

Mëtutje, në njoftim theksohet se zoti Thaçi ka folur për takimin ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, që do të mbahet në Prizren.

Presidentja Jahjaga e ka mbështetur procesin e dialogut dhe ka theksuar se procesi i integrimeve evropiane për të gjitha vendet e rajonit të Evropës Juglindore lehtësohet përmes bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe ndërtimit të fqinjësisë së mirë.
XS
SM
MD
LG