Ndërlidhjet

Hetuesit: Aksidenti i Schumacherit nuk ka të bëjë me shpejtësinë


Simpatizuesit e automobilistit Schumacher para spitalit universitar në Grenobël të Francës
Simpatizuesit e automobilistit Schumacher para spitalit universitar në Grenobël të Francës
Hetuesit në Francë sot e kanë përjashtuar mundësinë që automobilisti i Formulës 1, Michael Schumacher, ka pasur probleme me shpejtësi gjatë skijimit ose me kushtet e rrëshqitjes, me rastin e aksidentit, në të cilin ai u lëndua rëndë në kokë.

Policia tha se dy minuta të pamjeve nga kamera e vendosur në helmetën e autmobilistit Schumacher, kanë treguar se rrëshqitja ishte e qartë në shtegun e pastër, më 29 dhjetor 2013, kur ai e humbi drejtpeshimin dhe u rrëzua, duke e goditur me kokë një shkëmb.

Hetuesit thanë se xhirimet tregonin se ai kishte rrëshqitur me shpejtësi normale për një skiator me përvojë në terrenin e tillë.

Aktualisht, Schumacher është në gjendje kome dhe u është nënshtruar dy operacioneve të trurit.

Familja e tij ka kërkuar nga mediat ndërkombëtare që ta lënë atë rehat, në mënyrë që mjekët ta “bëjnë punën e tyre në qetësi”.
XS
SM
MD
LG