Ndërlidhjet

SEEMO: Dënohet sulmi kundër gazetares në Mal të Zi


Organizata për Media e Evropës Juglindore (SEEMO), me seli në Vjenë, që është e ndërlidhur me Institutin Ndërkombëtar për Shtyp (IPI), sot e ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetares, Lidija Nikçeviq, në Mal të Zi.

Në mbrëmje të 3 janarit, në qytetin Nikshiq, një person i panjohur e ka sulmuar gazetaren e së përditshmes Dan, duke e goditur disa herë në kokë me një shkop, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime. Gazetarja është dashur të shkoj në spital për shërim, thuhet në kumtesën e organizatës SEEMO.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Oliver Vujoviq, tha se “kërkojmë që autoritetet, përfshirë policinë, prokurorin shtetëror dhe gjykatat, menjëherë ta hapin hetimin lidhur me këtë incident”.

Mëtutje, zoti Vujoviq ka theksuar se “ky është rasti i fundit në vargun e disa incidenteve dhe në numrin më të madh të rasteve, autorët dhe orkestruesit e sulmeve nuk janë arrestuar”.
XS
SM
MD
LG