Ndërlidhjet

Irak: Kryeministri kërkon që militantët të dorëzohen


Personat e armatosur nëpër rrugët e qytetit Falluxha në Irak
Personat e armatosur nëpër rrugët e qytetit Falluxha në Irak
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, përsëri ka kërkuar nga militantët e ndërlidhur me al-Kaidën, në provincën perëndimore Anbar, që të dorëzohen.

Në fjalimin e sotëm në televizion, zoti Maliki ka sugjeruar se militantët, që i lënë armët, mund të mëshirohen dhe të mos ndiqen penalisht.

Por, megjithatë ai ka shprehur përkushtimin që qeveria e tij t’i shkatërroj pjesëtarët e Shtetit Islamik të Irakut dhe grupit Levant. Për këto grupe, al-Maliki tha se janë djallëzore dhe të korruptuara.

Këto komente u bënë derisa ka raporte se ushtria irakiane është e gatshme për t’i sulmuar militantët në qytetin Falluxha, disa pjesë të të cilës aktualisht janë nën kontrollin e militantëve, prej javës së kaluar.

Militantët e kanë marrë kontrollin edhe ndaj disa pjesëve të qytetit Ramadi.
XS
SM
MD
LG