Ndërlidhjet

Kosovë: KREK kërkon siguri në shkolla, pas vrasjes në Prishtinë


Pamje e një pjese të Prishtinës

Pamje e një pjese të Prishtinës

Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK) ka kërkuar sot nga autoritetet që të krijohen kushte të sigurisë brenda dhe afër institucioneve edukativo-arsimore.

Kjo kërkesë u bë pasi sot në Prishtinë është vrarë një i ri afër shkollës fillore Emin Duraku në Prishtinë, thuhet në kumtesën për media të KREK-ut.

KREK-u kërkon nga qeveria e Kosovës, Ministria e arsimit, shkencës dhe teknologjisë, dhe policia e Kosovës, që sa më parë ta shqyrtojnë dhe eliminojnë këtë dukuri afër dhe në ambientet shkollore, e cila po krijon huti e jo siguri te nxënësit.

Ky këshill, në fund të njoftimit, thekson se kërkon nga institucionet e Kosovës që të kalojnë nga fjalët në vepra dhe të krijohet ambient i sigurt i jetesës dhe arsimit për të rinjtë.
XS
SM
MD
LG