Ndërlidhjet

KE: Ngjarjet në Turqi – çështje shqetësuese


Pamje e selisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të kryeministrit Recep Tayyip Erdogan në Ankara

Pamje e selisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të kryeministrit Recep Tayyip Erdogan në Ankara

Komisioni Evropian thotë se ngjarjet aktuale në Turqi janë “çështje për shqetësim” dhe ka kërkuar hetime transparente dhe të paanshme, lidhur me akuzat për marrje ryshfeti.

Në deklaratën e sotme, Komisioni Evropian, që është degë ekzekutive e Bashkimit Evropian, ka kërkuar nga Turqia, që është kandidate për pranim, të ndërmarrë “të gjitha masat e domosdoshme” për të siguruar se akuzat për keqbërje do të shqyrtohen pa diskriminim ose preferencë.

Gjatë natës, 15 shefa provincialë të policisë janë shkarkuar nga Ministria e brendshme, vetëm një ditë pasi 350 oficerë policie ishin shkarkuar në kryeqytetin Ankara, për shkak të hetimeve që po vazhdojnë për korrupsion, ku janë të involvuar djemtë e disa ish-ministrave dhe shefi i një banke të udhëhequr nga shteti.

Këtë javë, raportet në media thonin se hetimi ishte zgjeruar, ndërsa 25 vetë janë arrestuar për dyshime se kanë marrë ryshfet.

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, këto hetime i ka cilësuar si komplot “të pistë” në përpjekje për ta përmbysur qeverinë.
XS
SM
MD
LG