Ndërlidhjet

logo-print

FIFA: Kampionati i vitit 2022 nuk do të zhvillohet në verë


Sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), JeromeValcke, tha se Kampionati Botëror i futbollit në vitin 2022 në Katar, nuk do të zhvillohet në muajt e verës, me qëllim që të evitohen temperaturat e larta, që në sezonin veror mbretërojnë në këtë vend.

Zoti Vacke i tha sot Radios Franceze se ai beson se ndeshjet, me gjasë, do të zhvillohen ndërmjet 15 nëntorit 2022 dhe 15 janarit 2023.

Në muajin tetor të vitit të kaluar, FIFA pat njoftuar se do të arrijë marrëveshje lidhur me lëvizjen eventuale të kampionatit në periudhën e dimrit.

Kjo deklaratë befasuese e zotit Valcke u bë tri vjet pasi në dhjetor të vitit 2010, Katarit iu dha organizimi i Kampionatit Botëror të Futbollit në vitin 2022.

Gjatë verës në Katar temperaturat mund të arrijnë edhe në 45 gradë Celsius.
XS
SM
MD
LG