Ndërlidhjet

SHBA: Dënohet roli i Iranit në Siri


Jen Psaki
Jen Psaki
Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Iranin se po e ndihmon “brutalizimin” e popullit të Sirisë, derisa Uashingtoni dhe Moska po përgatiten të diskutojunë për rolin potencial të Iranit në konferencën paqësore ndërkombëtare, që do të mbahet në Gjenevë të Zvicrës, në fund të këtij muaji.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, do të takohen më 13 janar për të diskutuar se në çfarë mënyre Irani mund të marrë pjesë në konferencën paqëosre për Sirinë.

Kerry pat thënë se Irani mund të luaj rol “anësor”.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Jen Psaki, mbrëmë u tha gazetarëve se Teherani duhet të ndërmarrë hapa, që tregojnë se do ta mbështesë procesin paqësor në Siri.

“Në këtë pikë, Irani nuk ka bërë asgjë, por e ka ndihmuar regjimin, ka ndihmuar duke i sjellur brenda luftëtarët e jashtëm, ka ndihmuar në përpjekjet e regjimit për ta brutalizuar popullin e Sirisë”, tha Psaki.
XS
SM
MD
LG