Ndërlidhjet

Siri: Kryengritësit e morën bazën e al-Kaidës në Alepo


Një ndërtesë e shkatërruar nga lufta në qytetin sirian Alepo

Një ndërtesë e shkatërruar nga lufta në qytetin sirian Alepo

Luftëtarët opozitarë sirianë e kanë marrë kontrollin ndaj selisë së një grupi rival kryengritës, i ndërlidhur me al-Kaidën.

Luftëtarët e disa grupeve islamike sot e morën spitalin, i cili shfrytëzohej nga Shteti Islamik i Irakut dhe grupi Levant, pas disa ditëve të luftimeve të ashpra.

Luftimet ndërmjet grupeve rivale kryengritëse janë intensifikuar në gjithë pjesën veriore të Sirisë, gjatë javës së fundit. Kjo e ka shtyrë një lider të një grupi tjetër të ndërlidhur me al-Kaidën, Frontin Nusra, që të propozoj armëpushim ndërmjet grupeve kryengritëse.

Rami Abdurrahman nga Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, tha sot se afro 300 vetë janë vrarë gjatë luftimeve të fundit ndërmjet grupeve kryengritëse.
XS
SM
MD
LG