Ndërlidhjet

Gjithësi: Dielli fajësohet për shtyrjen e misionit furnizues


Raketa Antares e kompanisë Orbital Sciences

Raketa Antares e kompanisë Orbital Sciences

Dielli është fajësuar për shtyrjen e fluturimit furnizues të Shteteve të Bashkuara në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë. Kompania private në Virgjinia, Orbital Sciences, tha se flakërimi madhor diellor e ka detyruar atë që ta shtyjë lansimin e raketës pa ekuipazh njerëzor, Antares, për në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Raketa do të bartë më se 1200 kilogramë të pajisjeve, përfshirë furnizime, eksperimente shkencore dhe pjesë elektronike.

Lansimi ishte paraparë për sot, por udhëheqës të kompanisë thanë se shtyrja është bërë për shkak të nivelit të rritur të rrezatimit në gjithësi, i cili mund ta dëmtoj elektronikën e raketës.

Ata do të vendosin më vonë nëse do të bëhet një përpjekje për lansim gjatë ditës së nesërme.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për gjithësi, NASA, tha se aktiviteti i shtuar diellor nuk paraqet rrezik për Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Lansimi i raketës Antares ishte shtyrë edhe në fillim të kësaj jave për shkak të temperaturave ekstremisht të ulëta në Virgjinia.
XS
SM
MD
LG