Ndërlidhjet

Biden dhe Maliki flasin për Falluxhan


Falluxha

Falluxha

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka folur në telefon me kryeministrin e Irakut, Nuri al-Maliki, për t’i shprehur mbështetje për përpjekjet e Bagdadit, për të rikthyer kontrollin e qytetit Falluxha nga militantët e Al Kaidës.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Biden ka inkurajuar Malikin që të vazhdojë bisedimet me udhëheqësit lokalë, fisnorë dhe kombëtarë.

Të mërkurën, Maliki sërish u ka bërë thirrje luftëtarëve të grupit Shteti Islamik i Irakut dhe Levant që të largohen nga Falluxha ose do të përballen me sulme.

Tanket mbesin të vendosura përreth Falluxhas, gati për të sulmuar militantët që kanë kapur pjesë të qytetit të banuar me shumicë sunite, javën e kalaur.
XS
SM
MD
LG