Ndërlidhjet

Vazhdojnë bisedimet për Iranin


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore nisin sot një tjetër rreth bisedimesh në Gjenevë, për zbatimin e një marrëveshjeje për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Sipas kësaj marrëveshjeje, të arritur në muajin nëntor, Irani duhet të ndalojë disa aktivitete bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Në prag të bisedimeve, kryenegociatori i Iranit, ministri i Jashtëm, Javad Zarif, ka shprehur optimizëm se palët do të zgjidhin të gjitha çështjet, për të nisur zbatimin e marrëveshjes.

Ekspertët bërthamorë të Iranit dhe gjashtë fuqive – Shteteve të Bashkuara, Francës, Britanisë, Gjermanisë, Rusisë dhe Kinës – kanë mbajtur tashmë disa raunde bisedimesh.
XS
SM
MD
LG