Ndërlidhjet

Ukrainasi pranon fajin për ueb-faqen pornografike


Ilustrim
Ilustrim
Prokurorët në Shtetet e Bashkuara thonë se një shtetas ukrainas ka pranuar fajësinë për krijimin dhe udhëheqjen e një ueb-faqeje ndërkombëtare, e cila për vite të tëra u ka siguruar konsumatorëve në gjithë botën imazhe dhe video të fëmijëve të abuzuar seksualisht.

Si pjesë e pranimit të fajit, Maksym Shynkarenko është pajtuar me dënimin prej 30 vjetësh burgim.

Zyrtarët e kanë cilësuar atë si shpërndarësin më të madh të pornografisë së fëmijëve, të ndjekur penalisht në Shtetet e Bashkuara.

Prokurorët kanë thënë se hetimet në ueb-faqen që ka operuar Shynkarenko kanë çuar në dënimin e mbi 600 konsumatorëve në SHBA.
XS
SM
MD
LG