Ndërlidhjet

Prishtina e Beogradi - për rezultatet e zgjedhjeve lokale


Bruksel

Bruksel

Grupet teknike të delegacioneve nga Prishtina dhe Beogradi rinisin sot në Bruksel negociatat për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se temë qendrore e këtyre bisedimeve do të jetë çështja e zbatimit të rezultateve nga zgjedhjet lokale.

Sipas qeverisë, këto rezultate duhet të legjitimohen “sipas ligjeve të Kosovës në komunat veriore të vendit”.

Inaugurimi i katër komunave veriore me shumicë serbe është shtyrë dy herë deri më tani, për shkak të fletëftesave ku nuk figuronin simbolet e Kosovës.
XS
SM
MD
LG