Ndërlidhjet

Mbesa e Ralph Laurenit dënohet me 2,000 euro


Ilustrim
Ilustrim
Mbesa e stilistit, Ralph Lauren, është dënuar me 2,000 euro gjobë për një incident gjatë fluturimit.

Jenny Lauren ka pranuar se ka qenë e dehur gjatë udhëtimit nga Barcelona për në Nju Jork, me kompaninë ajrore Delta.

Ekuipazhi ka bërë një ndalesë dyorëshe, të paplanifikuar, në perëndim të Irlandës, për të larguar atë nga aeroplani.

Avokati i saj i ka thënë një gjykate irlandeze se Lauren turpërohet nga veprimet e saj, të cilat janë shkaktuar si pasojë e përzierjes së alkoolit me medikamente.

Avokatja mbrojtëse, Sharon Curley, ka thënë se Lauren vuan nga depresioni.
XS
SM
MD
LG