Ndërlidhjet

Rodman kërkon falje për deklaratat e tij në Korenë V.


Dennis Rodman

Dennis Rodman

Ish-ylli i basketbollit amerikan, Dennis Rodman, ka kërkuar falje për komentet e bëra në lidhje me një misionar amerikan, të burgosur në Korenë e Veriut.

Udhëtimi i katërt i Rodmanit në Korenë e Veriut ka shkaktuar kritika nga aktivistët e të drejtave të njeriut dhe familjarët e misionarit Kenneth Bae, pasi në një intervistë për CNN-in ai ka thënë se Bae, dhe jo autoritetet verikoreane, është përgjegjës për burgosjen e tij.

Rodman ka kërkuar falje për këto komente duke thënë se ka qenë i dehur.

Ai i ka kënduar të mërkurën liderit verikorean, Kim Jong Un, këngën “Urime ditëlindjen”.

Rodman ka thënë se Kim është një “udhëheqës i madh”.

Ai është kritikuar për shkuarjen në Korenë e Veriut, pavarësisht shkeljeve të të drejtave të njeriut që bëhen atje.
XS
SM
MD
LG