Ndërlidhjet

Ish-presidenti pakistanez shfaqet para gjykatës


Ish-presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari.

Ish-presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari.

Ish-presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, është paraqitur para gjykatës, nën akuzat për ryshfet miliona dollarësh, që daton nga vitet 1990.

Pas një takimi të shkurtër, seanca është shtyrë për 18 janar.

Akuzat kundër Zardarit kanë të bjënë me ryshfete të dyshuara, pastrim parash dhe ndërtimin e paligjshëm të një terreni për kuaj në rezidencën e kryeministrit, derisa gruaja e tij e vrarë, Benazir Bhutto, ka shërbyer si kryeministre.

Zardari ka gëzuar imunitet nga ndjekja penale gjatë kohës sa ka qenë president.

Imuniteti i tij ka përfunduar në muajin shtator, pasi ka kryer mandatin pesëvjeçar.
XS
SM
MD
LG