Ndërlidhjet

Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit


Logo e PK-së

Logo e PK-së

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit dhe plagosjen e një bashkëmoshatari të tij, njofton sot Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate shtypi.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë arrestuar mbrëmë, ndërsa ata janë: L.S, mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si i dyshuar kryesor për vrasje dhe plagosje, si dhe A.S. mashkull 24 vjeç, si i dyshuar për bashkëveprim në kryerjen e vrasjes.

Vrasja e 14-vjeçarit F.K. dhe plagosja e bashkëmoshatarit të tij Ç.B., ka ndodhur të mërkurën në oborrin e shkollës fillore “Emin Duraku”, në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG