Ndërlidhjet

Kievi dhe Moska finalizojnë marrëveshjen për gazin


Ilustrim
Ilustrim
Ukraina dhe Rusia kanë nënshkruar amendamentin formal të kontratës për gaz natyror, i cili zvogëlon çmimin e gazit rus për një të tretën, në çerekun e parë të 2014-ës.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, Eduard Stavytskyy, u ka thënë gazetarëve se marrëveshja bën që çmimi i gazit natyror rus për Ukrainën të jetë 268,50 dollarë për 1,000 metra kub.

Marrëveshja është arritur muajin e kaluar, pak javë pasi Kievi ka hequr dorë nga nënshkrimi i paktit për tregti të lirë me Bashkimin Evropian.

Çmimi i ri i gazit duhet të konfirmohet çdo tremujor.

Analistët thonë se kjo marrëveshje bën që Moska të parandalojë Kievin nga ringjallja e lidhjeve me BE-në

Ukraina ka paguar rreth 400 dollarë për 1,000 metra kub gaz nga Rusia, furnizuesja e saj kryesore më 2013.
XS
SM
MD
LG