Ndërlidhjet

HRW dënon dhunën në Falluxha dhe Ramadi


Logoja e Human Rights Watch

Logoja e Human Rights Watch

Human Rights Watch ka dënuar abuzimet e të gjitha palëve në provincën Anbar të Irakut.

Luftimet në qytetet Falluxha dhe Ramadi kanë lënë mbi 250 njerëz të vdekur dhe mbi 13,000 familje të zhvendosura.

Grupi për të drejtat e njeriut, me seli në Nju Jork, ka thënë se metodat, me sa duket të paligjshme, të luftimeve nga të gjitha palët kanë shkaktuar viktima civile dhe dëme të rënda të pronës.

Sarah Leah Whitson, drejtore për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut pranë HRW-së, ka thënë se qeveria duket se nuk bën asgjë për mbrojtjen e civilëve.
XS
SM
MD
LG