Ndërlidhjet

Vazhdojnë luftimet në Anbar të Irakut


Falluxha
Falluxha
Kanë vazhduar përleshjet në provincën Anbar të Irakut, ku forcat e sigurisë dhe aleatët e tyre fisnorë janë duke luftuar me militantët e lidhur me Al Kaidën.

Forcat e sigurisë, të mbështetura nga tanket, kanë ndërhyrë sot kundër militantëve në një rajon midis Ramadit dhe Falluxhas.

Luftime janë raportuar të mërkurën në të dyja qytetet, pjesë të të cilave janë kapur javën e kaluar nga militantët.

Human Rights Watch ka dënuar abuzimet e të gjitha palëve në provincën Anbar.

Grupi për të drejtat e njeriut, me seli në Nju Jork, ka thënë se metodat, me sa duket të paligjshme, të luftimeve nga të gjitha palët kanë shkaktuar viktima civile dhe dëme të rënda të pronës.
XS
SM
MD
LG