Ndërlidhjet

logo-print

Çdo të dytën ditë vdes nga një i burgosur në Brazil


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 218 të burgosur kanë vdekur vitin e kaluar në burgjet e Brazilit, që i bjen në mesatare një njeri vdes çdo të dytën ditë, thuhet në ballinën e sotme të gazetësn Folha de Sao Paolo.

Njëzetetetë për qind të të gjitha vrasjeve janë kryer në burgun Pedrinhas, në shtetin verior Maranhao, ku luftimet ndërmjet të dy grupeve rivale gangsterësh, kanë lënë të vdekur 60 të burgosur gjatë vitit 2013, shkruan gazeta.

Kjo e përditshme ka postuar në edicionin e saj në internet të martën, një video dy minutëshe nga burgu i Pedrinhas, ku shihen të brugosurit duke festuar mbi trupat e tre të burgosurve të cilëve u ishin këputur kokat gjatë një përleshjeje që dyshohet se ka ndodhur gjatë dhjetorit.

Kombet e Bashkuara ka kërkuar të mërkurën një hetim “të menjëhershëm, të paanshëm dhe efektiv” për valën e dhunës në Pedrinhas.

Gazeta ndërkaq ka nënvizuar se shifrat që ka publikuar ajo mund të jenë shumë më të ulëta, dhe kanë nënvlerësuar situatën në burgje.

Kjo pasi, sipas gazetës, tri qendra korrektuese në 27 shtete – burgjet në Alagoas, Bahia dhe Rondoni – nuk kanë dërguar të dhënat për viktimat që kanë pësuar në institucionet gjegjëse.
XS
SM
MD
LG