Ndërlidhjet

Edhe Gjermania do të shkatërrojë armët kimike siriane


Një oficer i marinës norvegjeze, në bord të anijes që do t'a eskortojë kontingjentin e parë të armëve kimike siriane, 07 janar, 2014

Një oficer i marinës norvegjeze, në bord të anijes që do t'a eskortojë kontingjentin e parë të armëve kimike siriane, 07 janar, 2014

Gjermania i është bashkuar të enjten operacioni shumëkombësh ndërkombëtar për t’ë shkatërruar armët kimike të Sirisë.

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier porositi sot nga Berlini, se një fabrikë specialistike, që është në pronësi të shtetit, do të shkatërrojë disa substanca kimike.

Siria është pajtuar që deri në qershor të këtij viti të dorëzojë të gjithë arsenalin kimik që posedon.

Kjo marrëveshje është arritur me ndërmjetësimin e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, pas shpërthimit të një skandali ndërkombëtar, që u nxit me publikimin e informatave se regjimi i Bashar al-Assadit përdori armët kimike kundër popullatës në Damask.

Kontingjenti i parë me armët kimike është ngarkuar të martën nga porti Latakia me një anije daneze, e cila ka vazhduar rrugën për t’i shkatërruar ato.

Operacioni për shkatërrimin e armëve kimike siriane, është vlerësuar se do të kushtojë rreth 40 milionë euro.

Projekti gjerman, pritet të kundërshtohet ashpër nga opozita.
XS
SM
MD
LG