Ndërlidhjet

logo-print

Nigeri: Ushtria vret 38 militantë të Boko Haram


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria nigeriane njoftoi të enjten se ka parandaluar një sulm terrorist mbi civilët duke vrarë 38 militantë të dyshuar të sektit ekstremist islamist Boko Haram në veri të shtetit.

Forcat e armatosura thonë se pjesëtarët e këtij grupi ishin duke udhëtuar për në qytetin Damboa, në shtetin Borno, kur janë zënë nga ushtria në pritë.

Nëntë civilë janë vrarë gjatë luftimeve që ngjanë herët në mëngjes, ndërmjet të ushtrisë dhe Boko Haram në fshatin Kayamula, që është shumë pranë kryeqytetit Maiduguri të Bornos.

Një ushtarë po ashtu ka mbetur i vdekur në këtë luftime, ndërsa nëntë të tjerë janë plagosur, njoftoi ministria e mbrojtjes.

Boko Haram, që në përkthim do të thotë “arsimimi perëndimor është mëkat”, është aktiv në pjesën veriore myslimane të këtij shtetit perëndimor afrikan, ndërsa sulmet e veta i drejton kryesisht kundër të krishterëve.
XS
SM
MD
LG