Ndërlidhjet

Policia turke shpërndan protestën kurde me plumba gome


Stamboll - Protestuesit mbajnë pankartën që mban fotografitë e tri aktivisteve kurde të vrara në Paris, 09 janar, 2014

Stamboll - Protestuesit mbajnë pankartën që mban fotografitë e tri aktivisteve kurde të vrara në Paris, 09 janar, 2014

Policia turke ka shtënë me plumba gome dhe gaz lotsjellës kundër qindra protestuesve të cilët kërkonin drejtësi për tri femra kryengritëse kurde që u vranë në Paris para një viti.

Forcat e rendit kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestën, që kishte grumbulluar rreth 600 kurd të cilët brohorisnin “Duam drejtësi!” derisa marshonin në drejtim të ambasadës së Francës në Stamboll.

Në mesin e aktivisteve të vrara është edhe Sakine Cansiz, bashkëthemeluesja e Partisë Punëtore Kurde (PKK), e cila është e ndaluar në Turqi.

Ato ishin vrarë më 9 janar 2013, në qendrën informative kulturore kurde në Paris.

Policia franceze kishte arrestuar një 30 vjeçar me shtetësi turke, Omer Guney, mirëpo motivet e vrasjes ende mbesin të pasqaruara.

Autoritetet franceze e kanë përshkruar vrasësi si kurd etnik, i cili ndonjëherë shërbente si vozitës i Cansiz.

Ankaraja zyrtare kishte sugjeruar se vrasja e trefishtë, ndërlidhet me hasmëritë e brendshme në PKK, që lidhet me kundërshtimet për dhe kundër bisedimeve paqësore me Turqinë.
XS
SM
MD
LG