Ndërlidhjet

Kajro – Gjykata dënon masivisht protestuesit anti-qeveritar


Ilustrim

Ilustrim

Gjykatat në Egjipt kanë dënuar sot 113 përkrahës të lëvizjes Vëllazëria Myslimane pasi u gjetën fajtor për sulm ndaj policisë, trazira dhe armëmbajtje ilegale.

Të dënuarit ishin pjesë e tri proceseve të ndryshme gjyqësore, të cilat ishin ngritur nga prokurorët pas protestave kundër qeverisë.

Autoritetet në Kajro janë duke bërë presion të madh mbi Vëllazërinë, që kur ushtria ka përmbysur presidentin islamist Mohammed Morsi në korrik të vitit të kaluar, pas protestave gjithëpopullore kundër tij.

Qeveria ka akuzuar Vëllazërinë Myslimane se është bërë e dhunshme, andaj edhe ka marr vendim që t’ia ndalojë të gjitha aktivitetet politike, kurse më 25 dhjetor, e shpalli edhe si organizatë terroriste.

Megjithatë lëvizja thotë se është e përkushtuar ndaj protestave paqësore.

63 të dyshuar, janë dënuar me nga tre vjet burg, që është dënimi më i madh masiv ndonjëherë i shqiptuar në këtë shtet.
Gjykata e Kajros ka dënuar me nga 5000 euro që të 113 të akuzuarit.

Që të tri rastet, ishin të ndërlidhura me protestat e nëntorit në Kajro.
XS
SM
MD
LG