Ndërlidhjet

25 veta akuzohen për humbjen e €500M nga Hellenic Postbank


Ilustrim
Ilustrim
Policia në Athinë ka arrestuar një afarist dhe dy zyrtarë ekzekutiv të Hellenic Postbank të enjten, të dyshuar për shpëlarje të parave dhe mashtrim të shtetit.

Prokurorët grek janë duke hetuar një skenë të tërë të kredive të dhëna nga kjo bankë, ndërmjet të viteve 2007-2012.

Organi i ndjekjes pretendon se gjatë këtyre pesë vjetëve, banka ka humbur 500 milionë euro.

Hellenic Postbank, që po ashtu quhet TT, është dëmtuar rëndë vitin e kaluar pasi u përfshi edhe ajo nga borxhi i madh i shtetit grek, kurse asetet e saja u likuiduan, dhe iu shitën më pas huadhënësit grek Eurobank.

25 persona janë akuzuar në këtë rast, për huadhënie të këqija në Hellenic Postbank, thanë prokurorët të enjten në Athinë.

Në mesin e këtij grupi është afaristi Lavrentis Lavrentiadis, si dhe afaristi tjetër Dimitris Kontominas, i cili është pronar i një televizioni grek.
XS
SM
MD
LG