Ndërlidhjet

Gjenden pesë të vdekur në Rusi, policia në alarm


Ilustrim

Ilustrim

Rusia ka nisur sot një operacion të gjerë anti-terrorist, pasi u gjetën trupat e pajetë të pesë burrave të vrarë me armë zjarri, në rajonin që kufizohet me qytetin mikpritës të lojërave olimpike dimërore Sochi.

Policia ruse ka gjetur edhe një bombë artizanale, në afërsi të trupave të pajetë, në Stavropolin jugor.

Ky qytet gjendet rreth 300 kilometra larg nga Sochi, dhe shërbenë si portë për të kaluar tutje për në rajonin e Kaukazit, ku Rusia po lufton kundër forcave kryengritëse myslimane, që duan të parandalojnë zhvillimin e lojërave olimpike.

Trupat e pajetë, sipas policisë ruse, janë gjetur në katër automjete, në dy vende të ndryshme në rajonin e Stavropolit.

Lojërat Dimërore Olimpike pritet të nisin më 1 shkurt.

Policia nuk ka dhënë asnjë detaj, nëse këto vrasje ndërlidhen në çfarëdo formë me lojërat olimpike në Sochi.
XS
SM
MD
LG