Ndërlidhjet

Biden kërkon zgjidhje për konfliktin Turqi-Irak rreth naftës


Ilustrim

Ilustrim

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden i ka bërë thirrje liderit të krahinës veriore irakiane kurde që të punojë me qeverinë qendrore në Bagdad dhe Turqinë, për të zgjidhur problemin e krijuar me naftën në këtë rajon.

Biden ka marr në telefon presidentin Massoud Barzani të enjten, ditën kur qeveria rajonale kurde ka lajmëruar se do ka nisur t’ia dërgoj naftën Turqisë.

Qeveria irakiane dhe kurdër etnik në veri të Irakut, kanë mosmarrëveshje të vjetra rreth të drejtave për naftën.

Shtëpia e Bardhë bënë të ditur se Biden i ka inkurajuar Barzanin që të bisedojë me Bagdadin për të gjetur një rrugëdalje.

Turqia dhe autoritetet e Kurdistanit në Irak kanë arritur një marrëveshje për eksportin e naftës, por pa pjesëmarrjen e qeverisë në Bagdad.

Për këtë arsye, qeveria qendrore irakiane e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje për naftën ose gazin irakian, e cila nuk ka leje nga ekzekutivi në Bagdad.

Qeveria e Irakut po ashtu ka kërcënuar të gjitha kompanitë e huaja se, pa nënshkrimin e marrëveshjeve për eksport të naftës nga qeveria qëndrore, ato rrezikojnë të humbin të drejtën e të bërit biznes në Irak.
XS
SM
MD
LG