Ndërlidhjet

Vazhdojnë sot bisedimet bërthamore për Iranin


Ilustrim
Ilustrim
Irani dhe gjashtë fuqitë botërore pritet të ulen të premten prapë në tavolinën e bisedimeve në përpjekje për të arritur një plan për zbatimin e marrëveshjes bërthamore.

Zyrtarët nga Irani, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do t’i zhvillojnë negociatat në Gjenevë.

Palët po tentojnë që të negociojnë detajet për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Gjenevë gjatë nëntorit, sipas së cilës, Irani duhet të reduktojë aktivitetet e tij bërthamore, ndërsa perëndimi do t’i suspendonte një set sanksionesh.

Lideri Suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei ka thënë të enjten se bisedimet bërthamore kanë zbuluar armiqësinë që Shtetet e Bashkuara kanë kundër kësaj republike Islamike.

Kryenegociatori bërthamor iranian, Abbas Araqchi, ka shfaqur shpresën e tij që bisedimet rreth çështjeve teknike do të mund të zgjidhen gjatë këture bisedimeve.

Presidenti rus Vlladimir Putin dhe homologu i tij iranian Hassan Rouhani kanë zhvilluar një bisedë telefonike dje për këtë temë.

Sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve ISNA, Rouhani ka paralajmëruar që nëse fuqitë botërore në takimin e sotëm “kërkojnë arsyetime për të krijuar probleme në procesin negociator” atëherë kjo mund të pengojë procesin.
XS
SM
MD
LG