Ndërlidhjet

ShBA-të shqetësohen me vendimin e Kabulit


Ilustrim
Ilustrim
Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e tyre pas lajmërimit të Kabulit zyrtar se do të lirohet të burgosurit që Washingtoni i konsideron si kërcënim për sigurinë globale.

Një zëdhënës i departamentit të shtetit tha të enjten mbrëma se 72 të burgosurit që Kabuli ka në plan për të liruar, janë “kriminelë të rrezikshëm”.

Jen Psaki po ashtu tha se ka “prova të fuqishme që i ndërlidhin këta kriminel me vepra terroriste”, përfshirë edhe vendosjen e bombave skaj rruge për t’i sulmuar paqeruajtësit ndërkombëtar në Afganistan.

Një deklaratë e lëshuar nga zyra e presidentin afgan Hamid Karzai thotë se nuk ka asnjë provë që i ndërlidh të 72 të burgosurit me çfarëdo vepre penale.

Në këtë njoftim thuhet po ashtu se 16 të burgosurit e tjerë, do të mbesin prapa grilave, derisa edhe rastet e tyre të vlerësohen nga një panel profesional gjatë javës së ardhshme.

Një grupë e senatorëve amerikan kanë takuar presidentin Karzai javën e kaluar në Kabul, dhe e paralajmëruan se lirimi i 88 të burgosurve nga burgu Parvan, do të paraqet një “hap serioz prapa” në marrëdhëniet ndërmjet të Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit.
XS
SM
MD
LG