Ndërlidhjet

Mediet - Presidenti francez ka aferë dashurie


Magazina franceze “Closer” pretendon se ka prova inkriminuese për një aferë dashurie të presidentit të Francës François Hollande me aktorën Julie Gayet.

Në edicionin e sotëm online, kjo magazinë shkruan se do të publikojë së shpejti fotografitë për të mbështetur këtë zbulim të saj.

Tabloidi ka njoftuar se do të publikojë shtate faqe me fotografi të aferës së supozuar dashurie të presidentit 59 vjeçar me Gayet.

Një numër i portaleve franceze kanë shkruar ditëve të fundit se Hollande del shpesh natën nëpër Paris me motoçikletën e tij për t’u takuar me dashnmoren 41 vjeçe.

“Në ditën e parë të vitit të ri, një burrështetas me helmet, iu bashkua aktores në banesën e saj, ku e ka bërë shprehi që ta kalojë natën”, ka shkruar Closer në portalin e saj, ndërsa bashkëngjitur ka një fotografi të deformuar, që thuhet se është Hollande.

Presidenca franceze nuk ka komentuar ende pretendimet e kësaj magazine.

Një e përjavshme serioze pariziene, L’Express ka raportuar pak ditë më parë se sigurimi i pallatit presidencial është shumë e më shumë i brengosur për “ikjet” e shpeshta të Hollande.

François Hollande jeton me partneren e tij Valerie Trierveiler, një gazetare franceze me renome, për të cilën është ndarë nga gruaja e tij Segolene Royal, një politikane majtiste, me të cilën ka katër fëmijë
XS
SM
MD
LG