Ndërlidhjet

logo-print

Familja nga Texasi lufton që vajza t'u vdes


Ilustrim

Ilustrim

Një familje nga shteti Teksas po lufton për të drejtat e një gruaje shtatëzane për vdekje, pasi mjekët deklaruan se truri i saj ka vdekur, por nuk po e largojnë nga aparaturat.

Mirëpo, autoritetet mjekësore nga Teksasi insistojnë që 33 vjeçja Marlise Munoz duhet të mbahet në jetë, pasi ligjet e këtij shteti ndalojnë ndërprerjen e aparaturave mbështetëse për jetë tek të shtatëzanat.

“Ne nuk po luftojmë kundër familjes Munoz”, ka thënë në zëdhënës i spitalit.

“Ne vetëm po veprojmë sipas ligjeve tona”, ka shtuar ai.

Munoz ka kolabuar në muajin nëntor në kuzhinën e saj, nga embolizmi në mushkëri, siç raportojnë mediet e huaja.

Ajo ishte në muajin e katërt të shtatëzanisë kur u shtri në gjendje të rëndë në spital.

Mjekët e spitalit Peter Smith në Fort Worth, e shpallën të vdekur trurin e saj, andaj familja kërkoi që ajo të hiqet nga aparaturat dhe ta lënë të vdes, pasi kjo siç thuhet ishte dëshirë e saj, meqë ajo e dinte se sëmundja e saj do ta shkatërronte.
XS
SM
MD
LG