Ndërlidhjet

Argjentinasi mbante nënën e mumifikuar në kuzhinë


Ilustrim
Ilustrim
Policia në Buenos Aires është duke hetuar një pronë që gjendet në një paralagje të këtij qyteti, pasi aty u gjet një burrë i vrarë, dhe kufoma pjesërisht e mumifikuar e nënës së tij, shkruajnë sot mediet braziliane.

Forcat e rendit kanë zbuluar trupin e 58 vjeçarit në kuzhinë, kurse trupi i nënës së tij ishte ulur në një karrige, lajmëron agjencia e lajmeve DyN.

Viktima femër ishte e mbështjellë me një batanije, kurse trupi i saj kishte nisur të dekompozohej me kalimin e kohës, thuhet në raportin e policisë që kanë cituar mediet lokale.

Ishin fqinjët ata që kishin lajmëruar autoritetet pasi kishin dëgjuar kundërmimin që vinte nga banesa e viktimës.

Vlerësimet e policisë janë se viktima mashkull ka vdekur para një muaji, kurse nëna e tij besohet se ka vdekur para një dekade.
XS
SM
MD
LG