Ndërlidhjet

Hollande do të padit ‘Closer’ për shkelje të privatësisë


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti i Francës, François Hollande ka thënë të premten se është duke u menduar për të ndërmarr veprime ligjore kundër magazinës ‘Closer’, e cila ka publikuar sot lajmin se kreu i shtetit ka një aferë dashurie me një aktore.

Duke folur në kapacitetin e tij personal, Hollande i ka dërguar një përgjigje agjencisë franceze të lajmeve AFP, ku ka dënuar lajmin e publikuar pasi e sheh si “sulm ndaj të drejtës për privatësi”, të cilën ai “si çdo qytetar tjetër e ka këtë të drejtë”.

Hollande ka thënë po ashtu se po analizon “veprime të mundshme ligjore”, kundër të tabloidit të përjavshëm.

Closer ka publikuar lajmin në portalin e tij të premten se François Hollande ka një aferë dashurie me aktore Julie Gayet, ndërsa është zotuar se do të publikojë shumë shpejt fotografi për ta mbështetur rrëfimin.
XS
SM
MD
LG