Ndërlidhjet

Shtyhet për disa orë inaugurimi i komunave veriore


Mitrovica e Veriut - Serbët e veriut me flamujt e shtetit të Serbisë, gjatë një tubimi elektoral (Ilustrim)
Mitrovica e Veriut - Serbët e veriut me flamujt e shtetit të Serbisë, gjatë një tubimi elektoral (Ilustrim)
Seanca solemne inauguruese e Kuvendit Komunal të Lleposaviqit, e cila është dashur të zhvillohet sot në orën tetë të mëngjesit, është shtyrë për orën tre pasdite, njoftojnë autoritetet lokale në këtë komunë veriore.

Kryetari i Lleposaviqit Dragan Jabllanoviq i ka thënë gazetarëve se ministri i Serbisë pa portofol, Alleksandar Vullin ka shprehur dëshirën për të marr pjesë në këtë seancë.

Jabllanoviq shpjegoi se Vullin nuk ka arritur të merr lejekalim për udhëtimin e tij në mëngjes, andaj seanca është shtyrë për disa orë.

Sipas tij, tani po shqyrtohet një opsion tjetër që të katër komunat veriore, ajo e Mitrovicës së Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Lleposaviqi, t’i mbajnë bashkërisht seancat inauguruese.

Kjo pasi, siç thotë ai, rendi i ditës në të katër komunat është i njëjtë.
XS
SM
MD
LG