Ndërlidhjet

Ushtria keniane vret 30 militantë të Al Shebab


Ilustrim
Ilustrim
Shteti i Kenias njoftoi të premten se forcat e saj kanë vrarë 30 kryengritës Shebab, bashkë me komandantin e tyre, gjatë një sulmi ajror në një kamp trajnimi në Somali.

Operacioni i së enjtes mbrëma kishte për cak kampin Shebab që gjendet në Garbarahey në rajonin Gedo, që është rreth 600 kilometra në veri-perëndim të kryeqytetin somalez Mogadishu, në afërsi të kufirit me Kenian dhe Etiopinë, thotë një komunikatë e ushtrisë keniane.

“Aeroplanët e Forcave Mbrojtëse të Kenias (KDF) sulmuan kampin e Al Shebab, në kohën kur aty po zhvillohej një takim”, thuhet në komunikatë.

“Vlerësimet e para nga kjo betejë tregojnë se mbi 30 militantë të Al Shebab janë vrarë, përfshirë edhe komandanti i tyre kyç”, njofton ushtria keniane.

Forcat e armatosura besojnë se dhjetëra militantë të tjerë janë lënduar rëndë nga sulmet ajrore.

Kenia është duke luftuar Al Shebab, një grup i lidhur ngushtë me Al-Kaidan, e që lufton në terrotorin somalez që nga viti 2011, dhe prej atëherë forcat keniane janë pjesë të misionit të Unionit Afrikan që është vendosur në Somali.
XS
SM
MD
LG