Ndërlidhjet

Nga Lidhja e Prizrenit, lidhen marrëveshjet Kosovë-Shqipëri


Ilustrim
Ilustrim
Kosova dhe Shqipëria pritet të nënshkruajnë të paktën tri marrëveshje bashkëpunimi gjatë mbledhjes së tyre të përbashkët, e cila pritet t’i bashkojë të dy qeveritë të shtunën në Prizren.

Një komunikatë e dërguar nga qeveria e Kosovës thotë se Prishtina dhe Tirana do të nënshkruajnë të shtunën zyrtarisht dokumentin për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Po ashtu dy qeveritë do të nënshkruajnë edhe marrëveshje për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë; pastaj një marrëveshje për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës; dhe marrëveshje për thellim të bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit evropian.
XS
SM
MD
LG