Ndërlidhjet

logo-print

Filipinet shqetësohen me ligjin e ri kinez për peshkim


Ilustrim

Ilustrim

Filipinet shprehen të shqetësuar rreth ligjit të ri për peshkim që ka nxjerr Kina, sipas të cilit pa aprovimin paraprak të autoriteteve kineze peshkatarët e huaj nuk mund të gjuajnë peshk në një pjesë të madhe të Detit Jugor Kinez.

Departamenti i punëve të jashtme të Filipineve ka thënë të premten se i ka kërkuar Kinës që të qartësoj këtë ligj, i cili është nxjerr nga Kongresi Popullor i Krahinës Hainan.

Në një deklaratë për medie, autoritetet filipinase njoftojnë se ligji kinez “përshkallëzon tensionet në rajonin konfliktuoz”.

Sipas diplomacisë filipinase, legjislacioni si i tillë “përforcon pretendimet territoriale të Kinës dhe shkel ligjet ndërkombëtare”.

Ligji i ri ka hyrë në fuqi muajin e shkuar, ndërsa përfshinë një hapësirë prej 2 milion kilometra katror nga 3.5 milion kilometra katror sa llogaritet të jetë komplet hapësira e Detit Jugor Kinez.
XS
SM
MD
LG