Ndërlidhjet

Mishqeviq: Negociatat me BE-në nisin me Kosovën


Bruksel - Komisioneri evropian për zgjerim Stefan Fule takon kryenegociatoren serbe Tanja Miscevic, përgjegjëse për integrimet evropiane në Serbi (Ilustrim)

Bruksel - Komisioneri evropian për zgjerim Stefan Fule takon kryenegociatoren serbe Tanja Miscevic, përgjegjëse për integrimet evropiane në Serbi (Ilustrim)

Kryenegociatorja serbe për anëtarësim të Serbinë në Bashkimin Evropian, Tanja Mishqeviq ka deklaruar se pret që negociatat e 21 janarit mes dy palëve, të nisin me kapitullin 35, i cili lidhet me raportet e Serbisë me Kosovën.

“Ka një interesim i madh në BE, por edhe presion nga vendet anëtare, që fillimisht të hapen kapitujt 23 dhe 24”, i ka thënë Mishqeviq për gazetën Politika.

Por, ajo ka shtuar se Serbia është një “rast specifik”, dhe se pret që negociatat të nisin me kapitullin 35.

Sipas saj, gjatë ekzaminimit të 22 janarit, do të flitet edhe për drejtësinë, çështjen e funksionimit të Bashkësisë së Komunave Serbe, dhe zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kosovë, të cilat pritet të mbahen këtë vit.

Ndër çështjet më sfiduese në procesin e anëtarësimit në BE, sipas saj, përveç Kosovës janë edhe çështjet si transporti, zhvillimi rajonal dhe përdorimi i fondeve strukturore të BE-së.
XS
SM
MD
LG