Ndërlidhjet

Sochi 2014: Një anketë e çuditshme


Ilustrim
Ilustrim

Autor: Glenn Kates


Sondazhet rëndom nuk bëhen me pyetje retorike.

Por, një anketë online në faqen zyrtare në internet të Lojërave Olimpike në Sochi të Rusisë, nis me pyetjen “A jeni të ngazëllyer me Lojërat Olimpike?”.

Opsionet për t’u përgjigjur janë:

"Po, po i pres që prej fitores në Guatemalë! Nuk mund të besoj sa pak kohë ka mbetur deri të nisja e tyre!”.

[Komiteti Ndërkombëtar Olimpik zgjodhi Sochin si lokacion për Lojërat Dimërore 2014 në Guatemalë].

"Memzi po pres të fillojnë!Lojërat janë një ngjarje e madhe, jo vetëm për vendin tonë, por për mbarë botën”.

"I pres me padurim, sepse e shijoj sportin dhe ndjek çdo ngjarje olimpike”.

"I pres me padurim, sepse shpresoj në rezultate të mira të atletëve tanë".

"Të tjera"


Me gjithë optimizmin në këtë anketë të Lojërave, olimpiket në Sochi janë shoqëruar me shumë kundërthënie.

Përgatitjet për aktivitetet sportive që do të zgjasin dy javë thuhet të kenë kushtuar rreth 51 miliardë dollarë, dhjetë herë më shumë se lojërat e mëparshme dimërore.

Grupet e të drejtave të njeriut janë ankuar për abuzime të të drejtave të njeriut dhe shkatërrim të ambientit.

Shqetësimet nga terrorizmi, posaçërisht pas dy sulmeve të fundit në qytetin jugor të Rusisë, Volgograd, kanë nxitur shtrëngime të pashembullta të masave të sigurisë.

Dhe ligji kundër homoseksualizmit, i miratuar vitin e kaluar, ka bërë që të shtohen thirrjet për bojkotimin e Lojërave.

Megjithatë, organizatorët e Sochit, nuk janë të vetmit që duhet të “fajësohen” për anketën e tyre bizare.

Ata mund të jenë frymëzuar nga komediani amerikan, Stephen Colbert, i cili ishte “pushtuar” me pyetjen nëse ish presidenti amerikan, George W. Bush, ishte “president i mrekullueshëm apo më i mrekullueshmi". (a.v.)


XS
SM
MD
LG