Ndërlidhjet

Marinsat amerikanë vrasin gabimisht një djalë afgan


Ilustrim

Ilustrim

Një pesë vjeçar afgan është plagosur gabimisht të premten në pjesën jugore të Afganistanit, ndërsa më vonë ka vdekur nga plagët në spital, thonë autoritetet në Kabul.

“Trupat e kanë ngatërruar djaloshin, i cili u është dukur si rebel taleban, në stuhinë e pluhurit në rajonin Shorabak”, tha Omar Zvak, një zëdhënës i guvernatorit të krahinës Helmand.

“Djaloshi është plagosur pas të shtënave, kurse më vonë vdiq në spital nga plagët”, nënvizoi zyrtari shtetëror.

Incidenti ende nuk është konfirmuar nga forca paqeruajtëse ndërkombëtare e NATO-së në Afganistan.
XS
SM
MD
LG