Ndërlidhjet

Ekstremistët çifut vandalizojnë pemishtet palestineze


Ilustrim
Ilustrim
Ekstremistë të dyshuar izraelit kanë prerë gjatë natës dhjeta pemë, pronë e arabëve të izraelit, në shenjë hakmarrjeje ndaj rrahjes së një izraeliti nga fshatarët palestinez, njoftoi të premten policia hebreje.

Vandalët kanë lënë prapa vetes pankarta në pemishten ku shkruan “përshëndetje nga Esh Kodesh”, që është një vendbanim izraelit në Bregun Perëndimor, banorët e së cilit kishin kryer të enjten një sulm në fshatin palestinez në Qusra.

Disa sulmues që kishin shkuar për të sulmuar palestinezët, ishin edhe me maska.

Të dyshuarit vandalizuan pemishtet në afërsi të Kfar Qasim, një qytezë arabe në Izrael, që gjendet në kufi me Bregun Perëndimor, rreth 40 kilometra në perëndim të Qusra, tha zëdhënësi i policisë Luba Samri.

Shtatë nga dhjeta sulmues të dyshuar për përfshirjen e tyre në këtë incident, janë arrestuar të enjten mbrëma, njoftoi policia.
XS
SM
MD
LG